Ji Një Zëdhënës I Perëndisë!

Ji Një Zëdhënës I Perëndisë!

Sepse kush do ta dojë jetën dhe do të shohë ditë të mira [të dukshme apo jo], le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit me mashtrim. – 1 Pjetër 3:10

Nëse mund të kuptoni fuqinë e fjalëve që ju flisni, mund të ndryshoni rrjedhën e jetës suaj! Goja juaj është një mjet i fuqishëm si për Perëndinë, ashtu edhe për armikun. Me fjalë të tjera, ju mund të flisni ose fjalë pozitive duke lartësuar dhe inkurajuar jetën tuaj ose mund të prodhoni gjëra negative, të zymta dhe dekurajuese.

Tani, unë nuk besoj se ndonjë nga ne dëshiron të jetë një përfaqësues i të ligut. E vërteta është se, goja mund të përdoret për bekim ose për shkatërrim, jo vetëm në jetën tonë, por edhe në jetën e të tjerëve. E kam parë në jetën time. Ka pasur kohë, kur pothuajse çdo gjë që thoja ishte negative.

Por Fryma e Shenjtë më mësoi se si të përdor fuqinë krijuese të Fjalës së Perëndisë. Kam mësuar si t’u flas maleve (vështirësive) dhe jo të flas për malet në jetën time. Ajo që dua të them është se kam mësuar të zbatoj të vërtetën e Fjalës së Tij në rrethanat e mia dhe me kalimin e kohës fillova të shoh rezultatet pozitive dhe të qëndrueshme.

Goja është si një penë dhe zemra jote si një pergamenë. Kur shpallni, diçka shumë herë, ajo futet brenda jush dhe bëhet pjesë e juaja. Nuk është diçka që duhet të përpiqeni ta bëni më, tashmë ju jeni të tillë, ju jeni ashtu si shpallni.

Preferoj të jem një përfaqësues i Perëndisë sesa i armikut. Unë dua të flas të vërtetën e Tij dhe të shijoj jetën time.

Letra e Parë e Pjetrit 3:10 thotë “Sepse ai që dëshiron të shijojë jetën dhe të shohë ditë të mira…të ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët nga të folurit me mashtrim.” A dëshironi të shijoni jetën? Atëherë përdorni gojën tuaj për të folur gjërat e Perëndisë në jetën tuaj!


Lutje

Zot, unë e di që goja ime është një mjet i fuqishëm që mund të përdoret për Ty ose për armikun. Unë ta dorëzoj gojën time Ty. Më trego si të flas të vërtetën Tënde në jetën time dhe në jetën e të tjerëve.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon