jini adhurues të vërtetë

Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë (e sinqertë) do ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse Ati kërkon të tillë si adhurues të tij. – Gjoni 4:23

Adhurimi është më shumë se thjesht të këndosh. Është një gjendje e zemrës dhe e mendjes. Ne mund të adhurojmë Perëndinë me pasion pa kënduar asnjë notë. Adhurmi ynë për Perëndinë lind në zemrat tona, mbush mendimet tona dhe shprehet përmes fjalëve qe flasim dhe mënyrës si jetojmë.

Bota shpesh e shikon adhurimin si “fe” që nuk mund të dalë përtej konceptit biblik të adhurimit. Ka të bëjë me një marrëdhënie personale dhe shfaqje pasionante e devotshmërisë nga njerëz që e duan Perëndinë me gjithë zemrën e tyre. Ky është adhurimi i vërtetë.

Bibla thotë që Perëndia po kërkon ata që adhurojnë “në frymë dhe në të vërtetë.”

Është interesante që Ai nuk kërkon këdo për ta adhuruar. Ai kërkon adhurues të vërtetë që jetojnë të Vërtetën e Tij. Ai nuk do adhurim që vjen nga frika, detyrimi apo fetarizmi.

Adhurimi i vërtetë është rezultat i intimitetit me Perëndinë. Adhuroni Perëndinë me gjithë zemrën tuaj dhe jini adhurues në frymë dhe në të vërtetë!

Lutje

Zot, unë nuk dua të të ofroj një shërbesë buzësh. Përkundrazi, unë të jap jetën time për të qënë adhurues i vërtetë, i lidhur me Ty në intimitet. Ti je kaq i mirë me mua dhe unë dua të të adhuroj Ty “në frymë dhe në të vërtetë.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon