Jo Më Pasiguri

Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë. PSALMET 9:10

Çdokush nga ne ka përjetuar një masë pasigurie. Në një kohë apo tjetër, ne të gjithë duam të marim hapa dhe të bëjmë diçka, por vetëm duke e menduar atë, pasiguria na ngrin në shtigjet tona. Por ky nuk është plani i Perëndisë për jetët tona. Ai do që ne të ecim me besim dhe siguri.

Pasiguria përpiqet të na mundojë në të qenit aq dyshues dhe aq të mjerë sa të jemi të penguar për të bërë atë çfarë Perëndia do që ne të bëjmë dhe të marrim çdo gjë që Perëndia ka për ne.
Ne mund të jetojmë pa pasiguri duke ndërtuar besimin tonë në çfarë Perëndia ka thënë në Fjalën e Tij. Kur ne hapim gojën tonë dhe rrëfejmë çfarë Zoti na thotë ne dhe për ne, Fjala e Perëndisë do të na jap fuqinë për të mposhtur frikën, pasigurinë dhe pavendosmërinë.

Nëse e gjeni veten duke u përpjekur të shmangni përballjen me një problem në jetën tuaj për shkak të frikës ose pasigurisë, unë ju inkurajoj të luteni dhe t’i kërkoni Perëndisë të bëjë për ju atë që ka thënë në Fjalën e Tij – të eci përpara jush dhe t’ju drejtojë gjatë rrugës.


Kërkojini Perëndisë që t’ju forcojë në njeriun e brendshëm, që fuqia e Tij të mund t’ju mbushë dhe që të mos bini në tundimin për t›iu dorëzuar frikës.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon