Ju Keni Fuqi

Ju Keni Fuqi

Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t’ju dëmtojë. LUKA 10 :19

Shumë besimtarë janë me zemër të dobët, të dobët në vendosmëri dhe të sëmurë me një qëndrim “nuk mundem”. Ata vuajnë nga mungesa e fuqisë frymërore.

Unë dhe ti nuk duhet t’i lutemi Zotit të na japë fuqi. Thjesht duhet të kuptojmë dhe pranojmë se na është dhënë fuqia dhe më pas të ecim në atë që tashmë është e jona. Ne mund të zhvillojmë dhe mbajmë një “vetëdije fuqie”, një qëndrim agresiv, të mbushur plot fuqi.

Zoti na ka dhënë fuqi frymërore për luftë frymërore. Fuqia frymërore lirohet kur besimi ynë është i fortë. Kur ecim me besim në Perëndinë, ne mund t’i qasemi çdo situate me një qëndrim fitues ndaj armikut.
Një qëndrim sigurie rrjedh prej nesh kur e dimë se kush jemi në Krishtin, se sa afër dëshiron të jetë ai me ne dhe kur njohim fuqinë që Bibla thotë se është e jona nëpërmjet besimit.

Dëshironi të jeni një besimtar i fuqishëm? Përpiquni t’i qaseni çdo situate në jetën tuaj me një besim të thjeshtë e fëmijëror, duke besuar se Perëndia është i mirë, se Ai ka një plan të mirë për jetën tuaj dhe se Ai po punon në situatën tuaj.


Ju keni fuqinë dhe autoritetin e emrit të Jezusit. Ecni në fuqinë e emrit të Tij fitimtar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon