Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj. GJONI 16:7
Oh, sa e mrekullueshme duhet të ketë qenë të ecurit fizikisht me Jezusin. Por Ai i tha ndjekësve të tij se do të ishte më mirë për ta kur Ai të shkonte, sepse atëherë Ai do të dërgonte Frymën e Tij të banonte tek çdo besimtar. Ai u tha atyre që edhe pse ata ishin në dhimbjen e lajmit të largimit të Tij, ata do të gëzoheshin sërish njësoj si një grua që ka dhimbje gjatë lindjes por gëzohet kur sheh fëmijën e sapolindur.
Jezusi e dinte që ata do të ndryshonin mendje kur të shihnin lavdinë e Frymës së Tij në ta dhe fuqinë e disponueshme për secilin prej tyre përmes privilegjit të përdorimit të emrit të Tij në lutje. Ai literalisht po i jepte atyre, dhe ua ka dhënë të gjithë atyre që besojnë në Të, “prokurën” e Tij, të drejtën ligjore për të përdorur emrin e Tij. Emri i Tij zë vendin e Tij; Emri i Tij përfaqëson Atë.
Jezusi tashmë ka qenë i përsosur për ne. Ai tashmë e ka kënaqur Atin për ne; prandaj, nuk ka presion mbi ne që të ndiejmë se duhet të kemi një histori të përsosur të sjelljes së duhur përpara se të mund të lutemi. Kur vijmë përpara Atit në emër të Jezusit, ne mund të rrëfejmë mëkatin tonë, të marrim faljen e Tij dhe me guxim t’ia bëjmë të njohura kërkesat tona.
Kur emri i Jezusit flitet nga një besimtar në besim, i gjithë qielli i kushton vëmendje.