Ju Lutem Mos Jini Fetarë

Ju Lutem Mos Jini Fetarë

Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe mospërmbajtje. (MATEU 23:25)

Jezusi i qortoi shpesh udhëheqësit fetarë të kohës së Tij, sepse megjithëse ata bënin shumë vepra të mira, i bënin ato me motive të gabuara. Një bollëk veprash fetare nuk do të thotë gjithmonë se personi që i bën ato është afër Zotit. Unë besoj se aktiviteti fetar mund të na pengojë të kemi një marrëdhënie intime me Perëndinë dhe ta dëgjojmë Atë duke na folur.

Jezusi vdiq për të hapur rrugën që ne të kemi marrëdhënie personale me Perëndinë, dhe kjo duhet të jetë përpara çdo vepre të mirë. Është aktualisht e mundur të bësh gjëra fetare kur zemrat tona qëndrojnë larg nga Perëndia. Ne vazhdimisht duhet të kontrollojmë motivet tona. Perëndia është më interesuar pse i bëjmë ne gjërat se sa çfarë ne bëjmë për sa i përket veprave fetare. Ai tha feja e vërtetë është të vizitosh, të ndihmosh dhe të kujdesesh për të vejat dhe jetimët në vuajtjet e tyre ( shih Jakobi 1:27). Perëndia dëshiron që ne të duam në mënyrë të sinqertë dhe të kujdesimi për njerëzit e lënduar shumë më tepër se sa dëshiron që ne t’i bëjmë përshtypje njëri tjetrin me lutje të gjata dhe elokuente.

Njerëzit fetarë bëjnë më shumë gjëra për të rritur reputacionin e tyre se sa për t’i shërbyer Perëndisë. Ata mund të përfshihen në shumë lloje veprash të mira, por ata rrallë, për të mos thënë kurrë, nuk përfshihen në dhënien e zemrës së tyre tek Perëndia ose ta lejojnë Atë t’u flasë atyre. Këta njerëz shumë rrallë dëgjojnë zërin e Perëndisë apo shijojnë komunikimin e thellë me Të.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fokusohuni tek marrëdhënia juaj me Perëndinë, jo tek të qenit fetarë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon