dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen’’. MATEU 28:20
Perëndia dëshiron që ju të dini se nuk jeni asnjëherë vetëm. Satani do të përpiqet t’ju bëjë të besoni se jeni krejtësisht vetëm, por kjo është një gënjeshtër. Ai do të përpiqet t’ju mashtrojë duke ju thënë se askush nuk e kupton mënyrën se si ndiheni, por kjo nuk është e vërtetë. Përveç që Zoti është me ju, shumë besimtarë e dinë se si ndiheni, çfarë po kaloni dhe ata e kuptojnë atë që mund të jeni duke përjetuar.
Kur jeni duke ndjekur Perëndinë dhe duke bërë përparim shpirtëror, Satani shpesh sjell mundime për t’ju dekurajuar dhe për t’ju bërë të ndiheni të vetmuar. Më kujtohet një kohë shumë vite më parë kur Zoti më thirri të bëja një gjë të re dhe më kërkoi të ndahesha nga shumë njerëz dhe gjëra që ishin të dashura për mua. Shumë shpesh ne duhet të heqim dorë nga gjërat dhe mënyrat e vjetra në mënyrë që të kapim të renë që Perëndia ka për ne. Shpesh isha e vetmuar gjatë krijimit të jetës sime të re, por Zoti ishte me mua në çdo hap të rrugës.
Nëse po luftoni me vetminë dhe dhimbjen, merrni forcë nga Zoti. Dijeni se Ai është me ju dhe Ai do t›ju çojë përpara. Ai ka fuqinë ta kthejë zinë tuaj në gëzim dhe t›ju ngushëllojë në pikëllimin tuaj. Besojini Perëndisë me gjithë zemër dhe mos lejoni që Satani t’ju vjedhë atë që është caktuar për ju.
Shpresoni në dashurinë e Perëndisë dhe dijeni se Ai është gjithmonë me ju.