
Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë. ISAIA 43:2
Kur ne dimë që Perëndia është me ne, ne dimë që ne mund të kalojmë çdo vështirësi me Të. Ne asnjëherë nuk kemi pse ti anashkalojmë problemet tona. Ne mund t’i takojmë ata kokë më kokë në fuqinë dhe urtësinë e Perëndisë. Çdo gjë prej të cilës ne i fshihemi ose i largohemi ka fuqi përmbi ne.
Ndonjëherë ne i shkojmë rrotull e rrotull të njëjtit mal, dhe përfundojmë si Izraelitët në shkretëtirë të cilët u endën rreth e rrotull për dyzet vjet (Ligji i Përtërirë 2:1-3). Por sa më pranë Perëndisë jemi, aq më të vendosur jemi për t’i përballur malet dhe me besim t’i biem rrotull me Perëndinë. Është e vetmja mënyrë drejt fitores. Davidi nuk iu largua Goliathit, ai vrapoi drejt atij në emrin e Perëndisë.
Ju inkurajoj të refuzoni të hiqni dorë, pavarësisht se sa e vështirë mund të duket rrethana juaj. Besoni se Zoti ka një plan për jetën tuaj dhe lutuni që Zoti t’ju japë forcën për të vazhduar ngjitjen pavarësisht sa i lartë duket mali.
Më e rëndësishmja, ju inkurajoj të jeni të vendosur për të shijuar udhëtimin. Të shijosh jetën është një qëndrim i zemrës, një vendim për të shijuar gjithçka, sepse Perëndia mund të përdorë gjithçka – madje edhe gjërat në dukje të vështira – për të realizuar planin e Tij të përsosur.
Fuqia dhe prania e Perëndisë në jetën tuaj do t’ju ngrejë mbi rrethanat që të tjerët nuk mund t’i kapërcejnë.