Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ‘’Është shkruar: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”’’. MATEU 4:4
Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë më të mirë se sa të qenit i kënaqur. Të zgjohesh në mëngjes dhe të mendosh Jeta është e mirë; lavdi Perëndisë, Unë jam i kënaqur, dhe të shkosh në shtrat në darkë duke qenë ende i kënaqur është jeta e vërtetë me bollëk. Në anën tjetër, unë nuk mendoj që ka ndonjë gjë më të keqe se sa të jetosh në një nivel të ulët të pakënaqësisë gjatë të gjithë kohës.
Ja një kontroll i vërtetë frymëror: Pavarësisht se çfarë zotëroni, se ku po shkoni, apo se çfarë bëni, asgjë nuk mund t’ju japë kënaqësi të vërtetë përveç pranisë së ngushtë, intime , personale të Perëndisë. Paratë, udhëtimet, pushimet, veshjet, mundësitë e reja, mobiliet e reja dhe shtëpitë e reja, dhe martesa , dhe të pasurit fëmijë janë të gjitha gjëra që na japin lumturi deri në një shkallë të caktuar. Por ne kurrë nuk do të jemi të kënaqur në mënyrë konsistente dhe të përhershme nëse ne kërkojmë gjëra për t’i zotëruar në mënyrë që të mbushim boshllëkun që është brenda nesh.
Ka shumë besimtarë të palumtur të cilët jetojnë jetë të pa përmbushura sepse janë duke kërkuar gjëra të gabuara! Mos e humbisni një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë sepse ndryshe po kërkoni dhuratën dhe jo Dhuruesin.
Gjërat e botës nuk mund t’ju kënaqin vërtetë. Gjithmonë kërkon Perëndinë së pari dhe Ai do t’ju përmbushë dëshirat e zemrës.