Kërkoni Dhuntitë e Frymës

Kërkoni Dhuntitë e Frymës

Ka larmi dhuntish (dhurata, fuqi të jashtëzakonshme që dallojnë disa të krishterë, për shkak të fuqisë së hirit hyjnor që vepron në shpirtrat e tyre nga Fryma e Shenjtë) , por është i njëjti Frymë. (1 KORINTASVE 12:4)

Dhuntitë e Frymës mund të jenë të vështira për tu shpjeguar sepse ato operojnë në sferën frymërore. Gjatë ditëve të kaluara të këtij devocioni, shpresoj dhe lutem të kem bërë një punë adekuate të përshkrimit dhe funksionimit të tyre themelor. Ka shumë më tepër për të thënë në temën e dhuntive frymërore dhe unë ju inkurajoj të lexoni libra të mirë që i janë dedikuar temës së dhuntive të Frymës së Shenjtë.

Kur ne funksionojmë në sferën mbinatyrore ne duhet të jemi të kujdesshëm, por jo të frikësuar. Satani ofron shumë çoroditje të dhuntive të vërteta të Perëndisë, por ne mund të qëndrojmë në shtegun e duhur nëpërmjet lutjes dhe kërkimit të së vërtetës nga Fjala e Perëndisë.

Unë ju nxis të filloni të luteni për dhuntitë e Frymës. Kërkojini Perëndisë t’ju përdorë në to dhe të lejojë të rrjedhin përmes teje ashtu siç dëshiron Ai. Mos kërkoni dhuntitë që ju duken më tërheqëse ose interesante, por kërkoni dhuntitë që Perëndia ka për ju.

Të lejojmë dhuntitë e Frymës të punojnë përmes nesh na ndihmon në jetët tona të përditshme dhe u tregon jobesimtarëve fuqinë dhe mirësinë e Krishtit, i Cili banon midis nesh. Kur dhuntitë e Frymës së Shenjtë veprojnë në jetët tona, ne reflektojmë lavdinë e hirit të Perëndisë që na është dhuruar tek të tjerët që kanë dëshpërimisht nevojë të vendosin besimin e tyre në Jezusin.

Kërkoni të operoni në dhuntitë e Frymës për ndërtimin tuaj dhe për të mirën e të tjerëve. Ndërsa i kërkoni dhuntitë, mos harroni të kërkoni të ecni në dashuri sepse dashuria është dhurata më e mirë nga të gjitha.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dhuntitë e Frymës së Shenjtë duhet të jenë një pjesë normale e jetës tuaj të përditshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon