Kërkoni Të Vetmen Gjë

Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij. PSALMI 27:4

Nëse do ta dinit se mund të kërkoni vetëm një gjë, cila do të ishte kërkesa juaj? Davidi tha se kishte vetëm një gjë që kërkonte: të banonte në praninë e Perëndisë.
Të jemi pranë Perëndisë është prioriteti numër një që ne duhet të kemi në jetë.
Por ne mund të shpërqendrohemi aq shumë me ngjarjet e jetës së përditshme saqë neglizhojmë gjënë më të rëndësishme – të kalojmë kohë me Perëndinë, të njohim Atë, të vlerësojmë Atë, të kërkojmë drejtimin e Tij.

Ka shumë njerëz bosh në botë të cilët përpiqen të mbushin boshllëqet në jetët e tyre me një makinë të re, një promovim, një marrëdhënie, ose diçka tjetër. Por përpjekjet e tyre për të gjetur përmbushje të plotë në ato gjëra nuk funksionojnë kurrë, sepse secila prej tyre ka një zbrazëti në formën e Perëndisë, dhe asgjë nuk mund ta mbushë atë përveçse Perëndisë vetë.

Unë të inkurajoj të kërkosh Perëndinë së pari dhe t’i vendosësh gjërat e tjera në jetën tënde pas Tij. Nëse do e vendosni Atë të parin në gjithçka që bëni, ju do të bekoheshit përtej çdo mase.


Perëndia është “I Vetmi” që mund t’ju japë gëzim të madh, paqe, kënaqësi dhe përmbushje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon