Koha e Perëndisë Është Koha e Duhur

Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë. JAKOBIT 1:2-4

Zakonisht ne nuk e shohim kur është duke ndodhur, por Perëndia në prapaskenë po vë në veprim planin e Tij të përsosur për jetët tona. Megjithëse ne i duam menjëherë rezultatet, zhvillimi i karakterit kërkon kohë dhe durim.

Bibla thotë se durimi bën një punë të plotë në jetën tonë. Kur presim te Zoti, Ai na bën plotësisht të zhvilluar dhe të plotësuar, pa na munguar asgjë. Kam zbuluar se durimi është më shumë se aftësia për të pritur; është aftësia për të mbajtur një qëndrim të mirë gjatë pritjes. Ky fryt praktik i Frymës vjen nga një marrëdhënie e ngushtë me Perëndinë – ai shfaqet në një qëndrim të qetë dhe pozitiv pavarësisht rrethanave
“ Koha e Perëndisë zakonisht nuk është koha jonë. Ne jemi në nxitim, Por Perëndia nuk është. Ai merr kohë për t’i bërë gjërat ashtu siç duhet. Ai shtron një themel të fortë përpara se të përpiqet të ndërtojë në të. Ne jemi ndërtesa e Perëndisë në proces ndërtimi. Ai është mjeshtri i ndërtimit, dhe Ai e di se çfarë po bën.


Kur ju ndiheni të paduruar, kujtoni që koha e Perëndisë është gjithmonë e përsosur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon