Koha Më E Mirë Që Mund Të Kaloni

Prandaj çdo njeri i perëndishëm do të të thërrasë në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai. PSALMI 32:6

Është e thjeshtë: Sa më shumë kohë që kaloni me Perëndinë, aq më shumë e lidhni veten tuaj me fuqinë e Tij. Davidi na thotë që në vendin sekret të pranisë së Perëndisë ne jemi të mbrojtur (Psalmi 91:1). Kur ne kalojmë kohë në praninë e Perëndisë, në lutje dhe në Fjalën e Tij, ne jemi në vendin sekret. Vendi sekret është një vend i mrekullueshëm dhe një vend pushimi!

Është e fuqishme të mendosh që madhështia e pranisë së Perëndisë është e disponueshme për ne si besimtarë. Me këtë në mendje, pse ne nuk dëshirojmë të kalojmë kohë me Perëndinë? Madje Jezusi zgjohej herët në mëngjes për të qenë vetëm me Perëndinë. Ai e dinte vlerën e të qenit në prezencën e Perëndisë. Ne marrim forcë dhe urtësi thjesht duke qëndruar në praninë e Perëndisë!

Gjëja më e mirë për të bërë është t’i përkushtosh një pjesë të kohës kalimit kohë me Perëndinë. Përpiqu të mos jesh legalist për këtë, por të jesh sa më i rregullt që mundesh. Flit me Perëndinë për çdo gjë dhe gjithçka që është në zemrën tënde. Ai interesohet për çdo gjë që të intereson ose të shqetëson ty. Ndonjëherë mund të duash të dëgjosh muzikë dhe të adhurosh; herë të tjera mund të dëshirosh të ulesh në qetësi dhe të shijosh heshtjen. Përcakto një kohë me Perëndinë dhe lejo Frymën e Shenjtë t’ju drejtojë në udhëtimin e mrekullueshëm të të qenit pranë Perëndisë!


Të kalosh kohë në vendin sekret të pranisë së Tij të ndryshon nga çfarë je në çfarë Ai dëshiron që të bëhesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon