të krishterët mishërorë dhe të krishterët frymëror

të krishterët mishërorë dhe të krishterët frymëror

Sepse jeni ende mishërorë; sepse ndërsa midis jush ka smirë, grindje e përcarje, a nuk jeni mishërorë dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve? – 1 Korintasve 3:3

Ka dy lloje të krishterësh dhe mund të zgjidhni cili do të jeni. A do të jeni i krishteri mishëror apo frymëror?

Një i krishter mishëror është person që kënaq të tjerët, që shqetësohet më shumë për atë që njerëzit thonë sesa t’i bindet Perëndisë. Nuk janë të pjekur, veprojnë në bazë emocionesh dhe bëjnë atë që ndjejnë se duhet thënë apo bërë. Zakonisht grinden, janë të pakënaqur, ofendohen shpejt dhe nuk kanë paqe.

Një i krishter frymëror është dikush që ndjek me zell dëshirat e Frymës së Shenjtë. Ata ushqejnë frymën e tyre me Fjalën çdo ditë, lejojnë Perëndinë në çdo fushë të jetës tyre. Marrëdhënia e tyre me Perëndinë është fokusi i jetës tyre për çdo ditë të javës, jo thjesht një herë në javë, për shërbesën kryesore.

Nëse nuk e keni bërë akoma, ju nxis të bëni një përkushtim për të ndjekur Krishtin me kohë të plotë. Lejoni Perëndinë në çdo gjë që bëni. Ecni në dashuri, me integritet, me përulje dhe paqe. Shkoni mirë me të tjerët. Shfaqni frytin e Frymës dhe shijoni favorin e Perëndisë.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jem i krishterë mishëror, i drejtuar nga mishi. Përkundrazi, unë dua të drejtohem nga Fryma e Shenjtë, të jetoj një jetë që të kënaq Ty. Unë zgjedh të jem një i krishterë frymëror, jo mishëror.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon