Kujtoji Perëndisë Fjalën e Tij

Kujtoji Perëndisë Fjalën e Tij

Mbi muret e tua, o Jerusalem, kam vënë roja që nuk do të heshtin kurrë, as ditën, as natën. Ju që i kujtoni Zotit premtimet e tij, mos rrini në heshtje. (ISAIA 62:6)

Vargu i sotëm na udhëzon t’i kujtojmë Perëndisë premtimet që na ka bërë dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë është duke u lutur sipas Fjalës së Tij.

Fjala e Perëndisë ka vlerë të jashtëzakonshme për Të dhe duhet të jetë kështu edhe për ne. Pas së gjithash, Ai na flet qartë përmes Fjalës së Tij dhe kjo është një mënyrë e besueshme për të dëgjuar zërin e Tij. Në fakt, Bibla e amplifikuar e përkthen Psalmin 138:2 kështu: “Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë e besnikërinë tënde, sepse ti e ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër dhe e ke madhëruar fjalën Tënde bashkë me emrin Tënd!” Ky varg tregon se Perëndia fjalën e Tij e ka madhëruar mbi gjithçka. Nëse Ai e madhëron deri në këtë nivel, ne duhet ta kemi prioritet të mësuarit e Fjalës, studimin e saj, dashurinë për Fjalën, ta rrënjosim Fjalën në zemrën tonë, ta vlerësojmë Fjalën më shumë se çdo gjë tjetër dhe ta përfshijmë Fjalën në lutjet tona.

Kur e nderojmë Fjalën dhe zotohemi ndaj saj ashtu siç e përshkrova, “qëndrojmë” në të (shiko Gjoni 15:7). Të qëndrojmë te Fjala dhe ta lejosh Fjalën të qëndrojë në ty lidhet drejtpërdrejtë me kofidencën në lutje dhe me lutjet që marrin përgjigje. Kur lutemi sipas Fjalës, ka më pak shanse të lutemi për gjëra që nuk janë pjesë e planit të Perëndisë për ne.

Jezus Krishti është Fjala e gjallë (shiko Gjoni 1:1-4), teksa qëndrojmë te Fjala, ne qëndrojmë te Ai dhe kjo sjell fuqi të papërshkrueshme në lutjet tona.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fjala e Perëndisë po përtërin mendjen tënde dhe po të mëson të mendosh ashtu si Perëndia.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon