Kujtoni Sukseset E Kaluara

Kujtoni Sukseset E Kaluara

Davidi shtoi: “Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij filisteu”. Atëherë Sauli i tha: “Shko dhe Zoti qoftë me ty”. – 1 Samuelit 17:37

Për të qënë e sinqertë, shumë nga ne kemi mendime negative kur e gjejmë veten në vështirësi. Për të kapërcyer kohët e vështira, duhet të ndryshojmë mendimet negative në pozitive.

Perëndia dëshiron të na dërgojë në një “udhëtim të vërtetë”, përmes studimit të Fjalës së Tij, që prodhon rezultate të mahnitshme. Ai dëshiron të na ndihmojë të spastrojmë mendimet negative dhe të na japë aftësinë të shohim anën pozitive të situatës.

Të jemi pozitivë, është e fuqishme. Dhe një pjesë e mirë e të qenit pozitiv është thjesht t’i kujtojmë vetes për sukseset e shkuara. Kur Davidi u ndesh me Goliathin, ai kujtoi luanin dhe ariun që tashmë i kishte mundur. Kjo i dha atij guximin për t’u përballur me situatën ku ndodhej.

Nëse po kaloni një kohë të vështirë tani, më lejoni t’ju kujtoj se, me siguri, nuk është sfida e parë që po kaloni. Ju i keni mbijetuar sfidës së fundit (dhe me siguri keni mësuar disa gjëra të vlefshme përmes saj) dhe do t’i mbijetoni edhe vështirësisë së radhës.

Ashtu si Davidi, mbani mend sukseset e shkuara. Më pas, shkoni te Fjala dhe shikoni se çfarë Perëndia thotë. Ditë më të mira po vijnë. Perëndia e premton këtë!


Lutje

Perëndi, ndonjëherë situata përballë meje duket e pamundur, por Ti më ke nxjerrë nga situata të vështira edhe në të shkuarën dhe unë e di që Ti do ta bësh përsëri. Më ndihmo të kujtoj sukseset e së shkuarës dhe të mendoj pozitivisht për të tashmen.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon