Kur Është Mirë Të Thuash “Jo”

Kur Është Mirë Të Thuash “Jo”

Unë nuk mundem…është një barrë shumë e rëndë për mua. – Numrat 11:14

Në Librin e Numrave kapitulli 11, Moisiu na jep një shembull se çfarë të bëjmë kur jemi nën stres. Fjala është për trysninë, ai po udhëhiqte izraelitët përmes shkretëtirës në një udhëtim që duhet të ishte zhvilluar për vetëm njëmbëdhjetë ditë, por zgjati dyzetë vjet.

Njerëzit ishin në depresion dhe në vajtim për situatën, në të cilën ndodheshin. Në vargun 14, Moisiu i thotë Perëndisë: “Unë nuk jam në gjendje të mbaj gjithë këta njerëz vetëm, sepse barra është e rëndë për mua”.

Ashtu si Moisiu, nuk është gabim të themi: “kam arritur cakun tim”. Por, Shkrimi thotë: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më fuqizon (Filipianëve 4:13), por kjo nënkuptohet për kohët, kur ne përballemi me sfida të ndryshme dhe situata, në të cilat Perëndia dëshiron të na ndihmojë. Nuk kemi pse të marrim kaq shumë përgjegjësi, të cilat do të na konsumojnë, si për shembull, një grua që rrit pesë fëmijë, punon me kohë të plotë, shërben në bordin e kishës, etj.

Ndonjëherë, është kaq shumë… dhe nuk është gabim ta pranosh. Nuk është gabim të thuash “jo” për disa gjëra, në mënyrë që ju të shijoni jetën që Perëndia ju ka dhënë, ka caktuar për ju. Lajmi i mirë është se, ju dhe unë nuk duhet të jemi si gjithë të tjerët apo të ngjasojmë si të tjerët. Perëndia krijoi disa njerëz që të përballojnë një sasi të madhe ngarkese të punës, por shumë të tjerë nuk janë krijuar kështu.

Çdokush prej nesh ka nevojë të jetë, ashtu si Perëndia e ka krijuar dhe nuk kemi pse të kërkojmë falje për këtë. Duhet të gjejmë balancën e përgjegjësisë, të cilën Perëndia e ka vendosur për ne, që të shijojmë jetën tonë, në vend që të mbushim veten me ngarkesë stresi dhe trysnie. Kur arrini cakun tuaj, shkoni te Perëndia, ashtu si bëri Moisiu. Ai na ndihmon të gjejmë një stil jetese më të mirë dhe të shëndetshëm.


Lutje

Perëndi, ndonjëherë është e vështirë për mua të ngadalësoj hapin dhe të them “jo” për më shumë përgjegjësi. Më ndihmo të jetoj me balancën e përgjegjësisë që Ti krijove për mua, që unë të jetoj me paqen Tënde dhe të shijoj jetën.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon