Kur Kemi Më Shumë Nevojë Për Të

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. FJALËT E URTA 3:5-6

Shumë herë ne themi se i besojmë Perëndisë, por brenda ne kemi ende frikëra të ngulitura thellë se Ai nuk do të veprojë me të vërtetë kur kemi më shumë nevojë për Të. Pra, ne supozojmë në mënyrë të rreme se nëse vazhdojmë të mendojmë për problemin dhe të shqetësohemi mjaftueshëm për të, atëherë disi mund të kujdesemi për të vetë – vetëm në rast se Zoti nuk shfaqet dhe të bëjë diçka sipas orarit tonë

Problemi me këtë qëndrim është që na sjell më pranë problemit tonë dhe jo më pranë Perëndisë. Sidoqoftë, kur ne zgjedhim të besojmë që Perëndia është në kontroll dhe se Ai do të kujdeset për çfarëdo situate ku jemi, ne afrohemi më pranë Perëndisë dhe problemet tona nuk duken më aq shumë shqetësuese.

Besimi te Perëndia do t’ju ruajë nga të arsyetuarit dhe përpjekjet për të kuptuar gjërat për të cilat nuk keni ende përgjigje. Kur përballeni me një situatë dërrmuese, mos e dëgjoni atë zërin bezdisës brenda, që pyet: Çfarë do të bësh? Çfarë do të bësh? Thjesht kujtoi vetes, unë do t’i besoj Perëndisë dhe Ai do të më tregojë se çfarë të bëj. . . nëse duhet të bëj ndonjë gjë.


Ruani paqen tuaj, qëndroni të qetë, dhe Perëndia do të luftojë për ju.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon