Kur Ndiheni Të Frikësuar

Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime. ISAIA 41:10

Një nga dobitë që kemi në dispozicion si besimtarë është liria nga frika. Nëse frika ka pasur pushtet mbi ju në të kaluarën, ju mund të jeni të lirë prej saj. Me ndihmën e Perëndisë, mund të mësosh si ta mposhtësh frikën dhe të fillosh të përjetosh jetën e bollshme që Perëndia ka planifikuar për ty. Edhe kur ndihemi të frikësuar, nuk kemi pse t›i dorëzohemi kësaj ndjenje.

Ne mund të vazhdojmë përpara dhe të veprojmë sipas asaj që Perëndia po na thërret të bëjmë, sepse Perëndia do të jetë me ne për të na mbrojtur dhe për të na parë. Ai do të na ndihmojë, do të shkojë para nesh për të luftuar betejën në dobinë tonë dhe do të na çojë në fitore ndërsa i bindemi Atij.

Mesazhi “mos ki frikë sepse unë jam me ty” shprehet në të gjithë Biblën. Perëndia nuk dëshiron që ne të kemi frikë, sepse frika na pengon të ecim përpara dhe të bëjmë gjithçka që Ai ka planifikuar për ne. Ai na do dhe dëshiron të na bekojë, por frika përpiqet të na pengojë të përjetojmë më të mirën e Perëndisë.

Qëndrimi më i mirë që mund të ketë një i krishterë ndaj frikës është ky: “Frika nuk vjen nga Perëndia dhe nuk do ta lejoj të kontrollojë jetën time! Do të përballem me frikën. Nuk do t’i dorëzohem frikës. Kur të kem frikë, do të vazhdoj të ec përpara, sepse e di që Perëndia është me mua.”


Jezusi është Çliruesi yt. Ndërsa i afrohesh akoma më shumë Atij, Ai do të të çlirojë nga frika.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon