Kur Ndihesh I Pasigurt

që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, EFESIANËVE 3:17

Shumë njerëz kanë ndjenjën e pasigurisë për veten e tyre sepse ata nuk mund ta pranojnë veten për atë që janë. A jeni të lodhur duke qenë nën presion, duke veshur maska, duke u përpjekur të jeni dikush që nuk jeni? A nuk do ta donit lirinë që thjesht të pranoheni ashtu siç jeni, pa presionin për të qenë dikush që në të vërtetë nuk dini të jeni?

Me ndihmën e Perëndisë, ne mund të mësojmë se vlera jonë nuk është çfarë ne bëjmë por kush ne jemi në Të. Ai dëshiron që ne të vijmë tek Ai ashtu siç jemi dhe t’i besojmë Atij se do të na ndihmojë të jemi gjithçka që Ai dëshiron të jemi.

Plani i djallit është të na mashtrojë që ta vendosim denjësinë tonë në performancën tonë, dhe më pas të na mbajë të fokusuar në të gjitha dështimet dhe mangësitë tona. Satani dëshiron që ne të kemi një mendim të ulët për veten tonë, kështu që ne do të largohemi nga Zoti dhe do të jemi të mjerë dhe të papranueshëm ndaj bekimeve të Tij, sepse ne mendojmë se nuk i meritojmë ato.

Është shumë e rëndësishme të zhvilloni ndjenjën pozitive e të qenit të vlefshëm, dhe të sigurt në Krishtin. Merrni vendimin ta pranoni veten tuaj sepse kjo është ajo që Jezusi ka bërë tashmë. Ai kurrë nuk do të refuzojë askënd që vjen tek Ai. Ju jeni shumë të dashur dhe shumë të çmuar!


Perëndia i di dështimet tuaja dhe Ai ju do gjithsesi. Asgjë nuk do ta ndryshojë kurrë dashurinë e Tij për ju.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon