për t’u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t’u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij. ISAIA 61:3
Perëndia dëshiron të kujdeset për ne, por në mënyrë që ta lejojmë atë, është e rëndësishme që ne të zgjedhim të mos shqetësohemi. Shumë njerëz thonë se duan që Perëndia të kujdeset për ta, por ata i kalojnë ditët duke u shqetësuar ose duke u përpjekur të gjejnë të gjitha përgjigjet në vend që të presin për drejtimin e Perëndisë. Ata në fakt po zhyten në “hirin” e tyre, por ata ende duan që Zoti t’u japë atyre bukuri. Në mënyrë që Zoti të na japë bukurinë, ne duhet t’i japim Atij “hirin”.
Ne i japim Perëndisë shqetësimet tona duke besuar që Ai mundet dhe do të kujdeset për ne. Hebrenjve 4:3 thotë, “Sepse ne që besuam (i jemi përmbajtur dhe i kemi besuar dhe jemi mbështetur te Perëndia) hyjmë në prehje…”
Ne hyjmë në prehjen e Zotit përmes besimit. Shqetësimi është e kundërta e besimit. Shqetësimi vjedh paqen, fizikisht na rrënon, dhe madje edhe na sëmur. Nëse ne po shqetësohemi, nuk po bo i besojmë Perëndisë dhe nuk po hyjmë në prehjen e Tij.
Çfarë mundësie të madhe ka siguruar Perëndia. Ti i jep hir dhe Ai të jep bukuri. Ti i jep Atij të gjitha shqetësimet dhe telashet e tua dhe Ai të jep mbrojtje, stabilitet, një vend strehimi dhe plot gëzim – privilegjin për t’u kujdesur prej Tij.
Jezusi nuk u shqetësua, dhe as ju nuk duhet të shqetësoheni.