Kur Ndjehesh i Dekurajuar

Gëzohuni tek Zoti dhe ngazëlloni, o njerëz të drejtë; lëshoni britma gëzimi, ju të gjithë, o njerëz me zemër të drejtë. PSALMI 32:11

Njerëzit nga të gjitha sferat e jetës kanë periudha dekurajimi dhe dëshpërimi. Ka shumë shkaqe themelore për dëshpërimin dhe një sërë trajtimesh të ofruara për ta trajtuar atë. Disa janë efektive, por shumica ofrojnë trajtimit të përkohshëm. Lajmi i mirë është që Jezusi mund të na shërojë nga dekurajimi. Ai mund të ripërtërijë jetën tonë në gëzim dhe paqe.

Nëse jeni një besimtar i Jezus Krishtit, gëzimi i Zotit është tashmë brenda jush. Edhe kur duket sikur nuk ndiheni të gëzuar, mund ta përdorni atë gëzim dhe ta çlironi me anë të besimit. Ju mund të përjetoni çfarë është juaja si rezultat i besimit tuaj në Jezus Krishtin. Është vullneti i Perëndisë për ju të përjetoni gëzim!

Unë kisha probleme me dekurajimin dhe dëshpërimin shumë kohë më parë. Por faleminderit Perëndisë, mësova që nuk kisha pse lejoja ndjenjat negative të më sundonin. Mësova të çliroj gëzimin e Zotit në jetën time! Kur dekurajimi vjen, mos e pranoni dhe mos bini dakord me të, por inkurajoni veten duke parë premtimet e Perëndisë dhe duke i lejuar ato t’ju mbushin me shpresë. Pavarësisht se çfarë ke kaluar në jetë apo se çfarë po kalon tani, të jesh i dekurajuar nuk do të ndryshojë asgjë. Pavarësisht se çfarë keni humbur, ju keni ende shumë. Ndaloni së jetuari në të kaluarën dhe kërkojini Zotit t’ju tregojë të ardhmen që Ai ka planifikuar për ju!


Kur jeni të tunduar për të qenë të dekurajuar, thoni “jo” tundimit dhe qëndroni pozitiv, duke pritur që diçka e mirë t’ju ndodhë!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon