Kur Perëndia flet . . .

Kur Perëndia flet . . .

Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjave dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës. (HEBRENJVE 4:12)

Me saktësi mund të themi se Fjala e Perëndisë vepron në ne. Ajo largon nga jeta jonë gjërat që pengojnë planin e Perëndisë për jetën tonë. Ajo lokalizon dhe izolon gjërat që janë mishore e fizike, dhe i largon përmes Frymës së Shenjtë.

Në vitet e para si studente e Fjalës së Perëndisë, nuk kisha mjaftueshëm eksperiencë që të dalloja të dëgjuarit e shpirtit tim (mendje, vullnet, emocione), nga të qenit i drejtuar me të vërtet prej Frymës së Shenjtë. Nëse doja diçka, tentoja ta realizoja dhe nëse nuk realizohej, atëherë inatosesha. Isha egoiste, mishore, fizike, por me kalimin e viteve, Perëndia përdori Fjalën e Tij që të operonte në mua dhe të largonte sjelljen time të gabuar.

Asnjë operim nuk është i këndshëm, por janë të nevojshëm për një shëndet të mirë. A po përpiqet Perëndia të largojë diçka nga jeta jote? A të dhemb? Shumica e operacioneve shkaktojnë dhimbje, por në fund na ndihmojnë. Nëse dëshiron më të mirën prej Perëndisë për jetën tënde, atëherë duhet ta lejosh të largojë gjërat që po infektojnë rritjen tënde shpirtërore. Nuk ka rrugë të shkurtër për të arritur pjekurinë shpirtërore.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Rruga e gjatë drejt suksesit është ajo në të cilën marrim mësime me vlerë që na japin urtësi.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon