Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: «Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh”. Zanafilla 15:1
Tek Zanafilla 12:1, Perëndia i dha Abramit një urdhër “ Paketo valixhet dhe lër të gjithë ata që njeh dhe gjithçka me të cilën ndihesh rehat dhe shko në vendin që do të të tregoj.”
Nëse Abrami do të ishte gjunjëzuar ndaj dyshimit dhe pasigurisë, pjesa tjetër e historisë nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ai kurrë nuk do ta kishte përjetuar Perëndinë si mburojën e tij dhe nuk do ta kishte marrë kurrë shpërblimin e tij jashtëzakonisht të madh.
Në të njëjtën mënyrë, nëse Jozueu nuk do të kishte mposhtur frikën e tij dhe të kishte qëndruar në bindje ndaj urdhrit të Perëndisë për të drejtuar popullin e Tij në Tokën e Premtuar, as ai dhe as ata nuk do të kishin shijuar kurrë gjithçka që Perëndia kishte planifikuar dhe përgatitur për ta.
Ka fuqi në Fjalën e Perëndisë për të na pajisur të ndalojmë gjunjëzimin para frikës dhe pasigurisë. Ne mund të bëjmë atë që Perëndia dëshiron që ne të bëjmë, edhe nëse duhet ta bëjmë atë me frikë. Kur na tremb një pengesë, mund të themi: “Zot, më forco. Kjo është ajo që më ke thënë të bëj dhe me ndihmën Tënde do ta bëj, sepse është vullneti Yt i shpallur për mua. Jam i vendosur që jeta ime nuk do të sundohet nga frika, por nga Fjala Jote.”
Perëndia nuk na çliron gjithmonë “nga” gjërat; shpesh ai lejon të ecim “përmes” tyre.