Kushdo Mund Të Hyjë

Kushdo Mund Të Hyjë

Duke pasur, pra, o vëllezër, guxim për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit, me anë të një udhe të re dhe të gjallë, që ai përuroi për ne me anë të velit (veli i vendit shumë të shenjtë), domethënë të mishit të tij, (HEBRENJVE 10:19‑20)

Kur Jezusi vdiq, veli i tempullit që ndante Vendin e Shenjtë nga Vendi Shumë i Shenjtë u nda plotësisht nga maja deri në fund (shikoni Marku 15:37‑38). Kjo hapi një rrugë që kushdo të shkojë në prezencën e Perëndisë. Para vdekjes së Jezusit, vetëm kryeprifti mund të hynte në prezencën e Perëndisë, vetëm një herë në vit me gjakun e kafshëve të therura, për të mbuluar dhe bërë shlyerjen për mëkatet e tij dhe për mëkatet e të gjithë popullit.

Është domethënëse që çarja e velit të tempullit ishte nga lart poshtë. Veli, ose perdja, ishte aq e lartë dhe aq e trashë saqë asnjë njeri nuk mund ta shqyente atë ‑ ajo u shqye në mënyrë të mbinatyrshme nga fuqia e Perëndisë, duke treguar se Ai po hapte një rrugë të re dhe të gjallë për njerëzit e Tij që t’i afroheshin Atij, siç lexojmë në vargjet e sotme.

Nga fillimi, Perëndia dëshiroi miqësi me njeriun; ky ishte qëllimi pse na krijoi ne. Ai kurrë nuk dëshironte t’i largonte njerëzit nga prania e Tij, por e dinte që shenjtëria e Tij ishte kaq e fuqishme sa do të shkatërronte çdo gjë të pa shenjtë që afrohej. Prandaj, rruga që mëkatarët të pastroheshin plotësisht duhej siguruar para se njerëzit të kishin qasje në praninë e Perëndisë.

Ne jemi në botë, por nuk jemi nga kjo botë ( shikoni Gjoni 17:14‑16). Bota jonë dhe mënyrat tokësore na ndajnë nga prania e Perëndisë dhe mund të na pen‑ gojnë të dëgjojmë zërin e Tij. Nëse nuk marrim vazhdimisht me anë të besimit sakrificën e gjakut të Jezusit për të na mbajtur të pastër, ne nuk mund të gëzojmë marrëdhënien personale me Perëndinë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia dëshiron të ketë miqësi me ty; hyr lirisht sot në prezencën e Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon