Largo Armikun

Largo Armikun

Ta quani gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur bini në tundime të ndryshme, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell durim.(JAKOBIT 1:2‑3)

Një nga gabimet që shumë të krishterë bëjnë është që, kur vijnë sprovat, ata luten që telashet të ndalen. Unë besoj që përkundrazi ne duhet të lutemi për forcë dhe durim; ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë të na bëjë të palëkundur. Nëse armiku ka drejtuar armët e tij më të mëdha ndaj nesh – duke bërë çdo gjë që mundet për të shqetësuar jetën tonë, për të prishur biznesin tonë, për të ndarë familjet tona, ose për të vjedhur paqen – dhe ne qëndrojmë të palëkundur dhe me durim, ai do të ndalet dhe do të mposhtet, sepse ne nuk po bashkëpunojmë me të.

Filipianëve 1:28 thotë, “duke mos u lënë [për asnjë moment] të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët; kjo [qëndrueshmi, dhe mungesë frike] është për ta një tregues (provë dhe vulë) humbjeje, kurse për ju [ një shenjë dhe dëshmi e sigurt] shpëtimi, edhe kjo nga ana e Perëndisë.” Ky varg na inkurajon të mos jemi të frikë‑ suar kur djalli vjen kundër nesh, por të qëndrojmë të patundur. Ndërsa veprojmë kështu, ne jo vetëm i tregojmë djallit që ai nuk mund të na mposhtë, por gjithashtu i tregojmë Zotit që ne kemi besim tek Ai. Fakti që veprimet tona pohojnë besimin tonë tek Ai është sinjali i Perëndisë për të lëshuar fuqinë e Tij në situatat tona dhe për të na çliruar. Unë besoj se Zoti dëshiron që ju ta dëgjoni Atë kur ju thotë të qëndroni të patundur dhe të mos keni frikë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Le të jetë besimi yt në Perëndinë aq i palëkundur sa të largojë armikun.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon