Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! KOLOSIANËVE 3:15
Tek Kolosianëve 3:15, Pali na thotë se paqja është si një arbitër, i cili thërret në jetën tonë, duke vendosur çdo çështje që ka nevojë për një vendim.
Kjo thjesht do të thotë që nëse nuk ndieni paqe për një vendim ose veprim, mos e bëni. Lejojeni “arbitrin” të vendosë. Disa njerëz marrin vendime për karrierën për të cilat nuk kanë paqe, dhe habiten pse janë të stresuar dhe aspak të lumtur me punën e tyre. Shumë njerëz bëjnë blerje të shtrenjta edhe pse nuk kanë paqe për to, dhe më pas vazhdojnë ta humbasin paqen çdo muaj kur duhet të bëjnë pagesat mbi ato blerje. Por ne mund të lejojmë paqen e Krishtit të “mbretërojë në zemrat tona. Prania e paqes do të na ndihmojë ne të vendosim me siguri për pyetjet që ngrihen në mendjet tona. Nëse ju kaloni kohë në lutje dhe në Fjalën e Perëndisë rregullisht, ju do të zbuloni njohuri dhe urtësi të madhe nga Zoti. Ju nuk keni pse habiteni: A duhet unë, apo nuk duhet? A është kjo gjëja e duhur për të bërë apo është një gabim? Si fëmijë të Perëndisë, duke jetuar në marrëdhënie të ngushtë me Atin tuaj qiellor,
ju do të jeni në gjendje të ndiqni paqen që Ai siguron.
Kur nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni, gjithmonë ndiqni paqen!