lejoni Frymën e Shenjtë t’ju ndryshojë nga “bërës” në “të qënit”

Por do të merrni fuqi (aftësi) kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të më bëheni dëshmitarë në Jerusalem dhe në gjithë Judenë dhe Samarinë dhe deri në skajin e dheut. – Veprat e Apostujve 1:8

Më kujtohet kur isha e krishterë e sapo lindur dhe isha e përfshirë në jetën e kishës, por nuk po merrja fitore mbi problemet e mia. Mendoja se nëse sillesha si e krishterë dhe të dukesha sikur isha mirë, do të isha e lumtur. Por të bëja gjënë e duhur, nuk mjaftonte; kisha nevojë të ndryshoja nga brenda.

Veprat e Apostujve 1:8 flet për të marrë fuqinë e Perëndisë për të qënë dëshmitarët e Tij. Vini re, nuk thotë të bëjmë dëshmi por të jemi dëshmitarë. Të bëjmë është ndryshe nga të jemi. E jashtmja ime ishte e gjitha e rregulluar, por e brendshmja ime ishte rrëmujë e vërtetë. Shpeshherë trazira e brendshme shpërthente dhe atëherë të gjithë mund të shihnin që nuk isha saktësisht personi që dukesha nga jashtë.

Fatmirësisht, arrita në pikën ku isha e dëshpëruar për një lëvizje të Perëndisë në jetën time dhe e dija që duhet të kishte më tepër nga sa kisha përjetuar në marrëdhënien time me Të. Ndërsa qaja për ndihmë përpara Tij në lutje, Ai preku jetën time në një mënyrë të fuqishme dhe derdhja e Frymës së Shenjtë më dha një dashuri të vërtetë për Perëndinë dhe Fjalën e Tij si asnjëherë më parë. Tani nuk isha më falso.

Ju inkurajoj të merrni të njejtën fuqi të Frymës së Shenjtë. Lejoni Atë t’ju ndryshojë që të jeni më shumë se të bëni.

Lutje

Frymë e Shenjtë, më jep fuqinë Tënde që të jem më shumë se të bëj. Unë dëshiroj të të dua dhe të të ndjek Ty nga thellësia e qënies sime.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon