Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës, ROMAKËVE 8:1
Është shumë ngushëlluese të dish që dhembshuria e Perëndisë dhe mirësia e Tij janë të reja çdo mëngjes. Për shkak të dashurisë së Tij të madhe, Perëndia ka siguruar një mënyrë që e shkuara jote të ketë zero efekt mbi ty. Ju nuk keni pse të jetoni në faj dhe dënim për dështimet tuaja të së kaluarës; ju mund të jetoni me shpresë të madhe për një të ardhme të ndritshme përpara.
Pjesa e Perëndisë është të na falë ne – pjesa jonë është të marrim dhuratën e Tij të hirshme të faljes, mëshirës dhe një fillimi të ri. Shumë njerëz mendojnë, Si mund të më falë Perëndia mua kur unë kam bërë kaq shumë gjëra të këqija? Por e vërteta është që Perëndia mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë ( Efesianëve 3:20).
Kur ne i kërkojmë Perëndisë të na falë, Ai është besnik dhe i drejtë për ta bërë atë. Ai vazhdimisht na pastron nga çdo padrejtësi ( 1 Gjoni 1:9). Na është thënë se jemi krijesa të reja kur ne hymë në një marrëdhënie me Krishtin ( 2 Korintasve 5:17). Gjërat e vjetra kanë shkuar dhe ne kemi një mundësi për një fillim të ri. Ne bëhemi argjilë e re frymërore me të cilën Perëndia punon. Ai siguron që secili prej nesh të kemi një fillim të freskët, ne thjesht duhet të jemi të gatshëm ta lëmë të shkuarën të shkojë dhe të ecim përpara me Perëndinë.
Mos lejo që gabimet e të shkuarës t’ju mbajnë peng dhe të kërcënojnë të ardhmen tuaj.