Lëshimi i Vuajtjeve

Për t’u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t’u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij. ISAIA 61:3

Pjesë e çdo procesi restaurimi në jetën tonë është se Zoti na jep bukurinë në vend të hirit. Por që kjo të ndodhi, ne duhet të jemi të gatshëm që t’i japim Atij hirin.

Ju mund të jeni lënduar në të kaluarën dhe të keni mbajtur hirin e atij lëndimi shumë pranë. Herë pas here, ju mund t’i nxirrni dhe të hidhëroheni mbi to edhe një herë. Nëse po, e kuptoj sepse ka pasur një moment në jetën time kur kam bërë të njëjtën gjë

Por dua t’ju inkurajoj të bëni atë që bëra unë dhe të hiqni dorë prej këtyre hidhërimeve, duke lejuar Frymën e Shenjtë t’i largojë ato aty ku nuk mund të gjenden më. Kjo është një ditë e re. Nuk ka më kohë për pikëllimin mbi hirin e së shkuarës. E ardhmja juaj nuk ka vend për të shkuarën tuaj.

Perëndia ka për ju të njëjtin plan që Ai e ka patur në momentin kur ju keni ardhur në këtë planet. Ai nuk e ka ndryshuar asnjëherë mendjen e Tij, dhe Ai nuk do ta bëjë kurrë. Që prej momentit kur armiku ju ka lënduar, Zoti ka patur restaurimin tuaj në zemrën e Tij. Dijeni që ju jeni të çmuar, të veçantë, të dashur, dhe specialë në sytë e Tij. Është koha të shkoni përpara!


Lëreni Frymën e Shenjtë të fryjë hirin dhe ta zëvendësojë atë hi me bukuri.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon