Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh. Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: ‘’A dëshiron të shërohesh?’’. Gjoni 5:5-6
Për shumë, shumë vite: “ Pse mua, Zot?” ishte thirrja e zemrës time, dhe ajo mbushi mendimet e mia, dhe ndikoi në qëndrimin tim të përditshëm. Unë jetoja në shkretëtirën e keqardhjes për veten, dhe ishte problem për mua, familjen time, dhe planin e Perëndisë për jetën time. Ndihesha sikur më detyroheshin diçka për mënyrën se si isha keqtrajtuar si fëmijë, por kërkoja që njerëzit të më dëmshpërblenin kur duhet të kisha kërkuar te Perëndinë.
Kur Jezusi takoi burrin që rrinte shtrirë në pellgun e Betesdës për tridhjetë e tetë vjet duke pritur për një mrekulli, Ai e pyeti nëse ishte serioz në dëshirën për t’u shëruar. Shumë njerëz do të donin një mrekulli, por si njeriu në historinë tonë, ata nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga faji dhe keqardhja e tyre.
Perëndia dëshiron të na japë bukuri në vend të vajtimit, por ne duhet të jemi të gatshëm ta lëmë vajtimin! Kjo do të thotë të heqësh dorë nga keqardhja për veten, faji dhe qëndrimet e hidhura. Kjo ditë mund të jetë një fillim i ri për këdo që është i gatshëm të harrojë të kaluarën dhe të ndjekë vërtet Jezusin!
Neve ose do të kemi keqardhje për veten ose të jemi të fuq- ishme, por nuk mund të jemi të dyja këto. Zgjidh të heqësh dorë nga keqardhja për veten për të qenë e lirë.