Kështu mund të themi, me plot besim: ‘’Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?’’ Hebrenjve 13:6
Frika i sulmon të gjithë. Është mënyra e armikut për të na penguar të shijojmë jetën që Jezusi vdiq për të na dhënë. Nëse i dorëzohemi frikës dhe nëse i japim zë, i hapim derën armikut dhe ia mbyllim derën Zotit.
Por në vend që t’i dorëzohemi frikës, ne mund të mësojmë të rrëfejmë me guxim se Perëndia është Ndihmuesi ynë, Streha jonë dhe Kështjella jonë.
Bibla na mëson të shohim dhe të lutemi. Mateu 26:41 thotë: “Rrini zgjuar (kushtojini vëmendje të rreptë, jini të kujdesshëm dhe aktiv) dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët’’.
Referenca kryesore në këtë pasazh është të vëzhgojmë veten dhe sulmet që armiku kryen kundër mendjeve dhe emocioneve tona. Kur zbulohen këto sulme, ne mund të lutemi menjëherë. Është kur lutemi që fuqia lirohet në jetën tonë, jo kur mendojmë të lutemi më vonë.
Unë ju inkurajoj të rrini zgjuar dhe të luteni për gjithçka. Unë besoj se ju do të shikoni që ky vendim do të prodhojë më shumë gëzim dhe paqe për jetën tonë të përditshme.
Në mënyrë që të jetojnë në fitore të vërtetë, është e rëndë- sishme që ne t’ia përkushtojmë veten tonë lutjes