Lutja e Falënderimit

Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju. 1 THESALONIKASVE 5:18

Pasi na udhëzon të lutemi pa pushim te 1 Thesalonikasve 5:17, apostulli Pal kalon në vargun 18 duke na urdhëruar t’i japim falënderime Perëndisë në çdo gjë, pavarësisht nga rrethanat tona, duke thënë se ky është vullneti i Perëndisë për ne.

Ashtu si lutja është një stil jetese që na sjell neve më pranë Perëndisë, falënderimi bën të njëjtën gjë. T’i japësh falënderime Perëndisë nuk është diçka që bëjmë vetëm duke u ulur diku dhe duke u përpjekur të mendojmë gjërat e mira që Ai ka bërë për ne dhe thjesht të themi: “ Faleminderit o Zot.” Nuk është diçka që e bëjmë vetëm përpara ngrënies së ushqimit. Këto mund të jenë fetarizma boshe, diçka që e bëjmë thjesht sepse mendojmë se Perëndia e kërkon këtë.

Falënderimi i vërtetë rrjedh vazhdimisht nga një zemër e mbushur me falënderime dhe lavdërime ndaj Perëndisë për atë që Ai është po aq sa edhe për atë që bën. Nuk është diçka që bëhet për të përmbushur një kërkesë, për të fituar miratimin, për të fituar një fitore ose për t’u kualifikuar për një bekim.

Lloji i dhënies së falënderimeve që Perëndia Atë dëshiron, është me gjithë zemër dhe rrjedh nga ne rregullisht, sepse vazhdimisht shohim dhe kuptojmë se sa i mirë është Perëndia për ne në çdo kohë. Le të jemi mirënjohës dhe ta themi këtë!


Ji falënderues gjithmonë, vazhdimisht prano, shpall dhe përlëvdo emrin e Tij në lutje me falënderim dhe adhurim

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon