Lutja e Thjeshtë me Besim

Lutja e Thjeshtë me Besim

Por kur luteni, mos përdorni përsëritje të kota si paganët, sepse ata mendojnë se do të dëgjohen ngaqë kanë përdorur shumë fjalë. Mateu 6:7

Kam qenë e pakënaqur me jetën time të lutjes për shumë vite. Unë isha përkushtuar të lutesha çdo mëngjes, por gjithmonë ndjeja se mungonte diçka. Më në fund e pyeta Zotin se çfarë nuk shkonte dhe Ai u përgjigj në zemrën time duke thënë: “Joyce, ti nuk mendon se lutjet e tua janë mjaft të mira.” Nuk po e shijoja lutjen sepse nuk kisha besim se lutjet e mia ishin të pranueshme.

Shumë shpesh ne rrëmbehemi në lidhje me lutjen. Ndonjëherë ne përpiqemi të lutemi aq gjatë, me zë të lartë ose me dëshirë, saqë e harrojmë faktin se lutja është në të vërtetë vetëm bisedë me Perëndinë. Gjatësia ose volumi i zërit tonë ose elokuenca e lutjes sonë nuk është çështja. Elementët e vetëm të rëndësishëm të lutjes janë sinqeriteti i zemrave tona dhe besimi se Perëndia na dëgjon dhe do të na përgjigjet. Ne mund të jemi të sigurtë që edhe kur thjesht themi, “Zot më ndihmo,” Ai na dëgjon dhe do të përgjigjet. Ne mund të varemi tek Perëndia se ai do të jetë besnik për të bërë çfarë ne i kemi kërkuar Atij të bëjë për sa kohë që kërkesa jonë është në përputhje me vullnetin e Tij.


Lutja e thjeshtë, me besim, del drejtpërdrejt nga zemra dhe shkon drejt e në zemrën e Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon