Lutja Prodhon Paqe

Lutja Prodhon Paqe

Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.7Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:6-7

Në këtë pasazh, apostulli Pal nuk thotë: “ Lutu dhe shqetësohu”. Përkundrazi, ai po thotë: “Lutu dhe mos u shqetëso”. Pse duhet të lutemi dhe të mos shqetësohemi? Sepse lutja është një mënyrë e rëndësishme për të dorëzuar shqetësimin tonë tek Zoti. Lutja hap derën që Perëndia të punojë të jetët tona dhe në jetët e njerëzve të tjerë.

Kur djalli përpiqet të na japë diçka për t’u shqetësuar, ne mund të kthehemi dhe t’ia japim atë shqetësim Perëndisë. Nëse ne lutemi për diçka dhe më pas vazhdojmë të shqetësohemi atë gjë, ne po përziejmë pozitiven me negativen. Të dyja përjashtojnë njëra-tjetrën, kështu që ne përfundojmë aty ku e nisëm, në pikën zero.

Lutja është gjithmonë një forcë pozitive; shqetësimi është një forcë negative. Zoti ka treguar se arsyeja pse shumë njerëz veprojnë në zero fuqi frymërisht është sepse ata kanë larguar lutjen pozitive duke u dhënë në fuqinë negative të shqetësimit.

Për sa kohë jemi të shqetësuar, ne nuk po i besojmë Perëndisë. Është vetëm me anë të besimit, duke pasur siguri në Zotin, që mund të jemi të aftë të hyjmë në prehjen e Tij dhe të shijojmë paqen që tejkalon çdo kuptim.


Ju mund të merrni një vendim tani për të lënë të gjitha shqetësimet tek Zoti dhe të filloni të besoni Atij se do të kujdeset për ju.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon