Lutja Sekrete

Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht. MATEU 6:6

Megjithëse disa lutje janë lutje publike ose lutje në grup, pjesa më e madhe e jetës tonë të lutjes përbëhet nga lutjet sekrete të bëra në vendin sekret.

“ Lutja sekrete” do të thotë që ne nuk i themi kujtdo që njohim për përvojën tonë personale në lutje dhe sa lutemi ne. Ne lutemi për shqetësimet dhe për njerëzit që Perëndia vendos në zemrën tonë, dhe ne i mbajmë lutjet tona midis nesh dhe Atij derisa të kemi një arsye të mirë për të vepruar ndryshe. Ne refuzojmë të japim shfaqje me lutjet tona për t’i bërë përshtypje të tjerëve.

Që lutja të quhet në mënyrën e duhur “lutje sekrete”, duhet të vijë nga një zemër e përulur siç tregohet në lutjen e tagrambledhësit të përçmuar tek Luka 18:10-14. Ai e përuli veten e tij, uli kokën e tij, dhe qetësisht, me përulje, i kërkoi Perëndisë ta falte. Në përgjigje të sinqeritetit të tij, një jetë mëkati u fshi menjëherë në një moment.
Perëndia nuk na ka dhënë udhëzime të komplikuara, të vështira për t’u ndjekur në lidhje me lutjen. Të flasësh me Perëndinë, është një mënyrë e fuqishme dhe e thjeshtë për t’iu afruar më pranë Atij.


Ndërtoje marrëdhënien tënde me Perëndinë duke kaluar kohë me Të në baza të përditshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon