Lutje Përkushtimi

Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar. PSALMI 37.5

Kur ne tundohemi të shqetësohemi ose të kujdesemi për një situatë në jetë, ne mund të lutemi me një “lutje përkushtimi.” Perëndia ndërhyn në situatat tona kur ne ia përkushtojmë ato Atij.

Në jetën time, kam parë se sa më shumë përpiqem të kujdesem vetë për gjërat, aq më e madhe është rrëmuja në jetën time. Unë isha plotësisht e pavarur dhe e kisha të vështirë të përulja veten dhe të pranoja që kisha nevojë për ndihmë. Megjithatë, kur më në fund iu nënshtrova Perëndisë në ato fusha dhe gjeta gëzimin e dorëzimit të gjithë shqetësimit tim tek Ai, nuk mund ta besoja që kisha jetuar aq gjatë nën atë presion aq të madh.

Përkushtojani Zotit fëmijët tuaj, martesën tuaj, marrëdhëniet tuaja personale dhe veçanërisht çdo gjë që ju shqetëson. Vetëm Perëndia e di vërtetë se çfarë duhet bërë, dhe Ai është i Vetmi që është i kualifikuar për ta bërë. Sa më shumë e përkushtojmë veten me sinqeritet tek Perëndia, aq më pranë Tij do të jemi dhe më të lumtur do të jemi.


Një besimtar që mund t’i besojë Atit kur gjërat duket se nuk kanë kuptim, është një besimtar i pjekur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon