Lutu dhe Mos Ki Frikë

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2 TIMOTEUT 1:7

Perëndia dëshiron që ne të lutemi për gjithçka dhe të mos kemi frikë asgjë. Ne do ta gjejmë veten në një marrëdhënie personale më të ngushtë dhe më të thellë me Zotin nëse do të lutemi më shumë, shqetësohemi më pak dhe të kemi frikë më pak. Timoteu thotë që Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike. Kështu që kur ndjejmë frikë, kjo nuk është nga Perëndia. Është nga djalli. Djalli do të përpiqet të na intimidojë me të gjitha llojet e frikërave, dhe ne mund të preokupohemi me mënyrën se si ndihemi saqë harrojmë të lutemi.

Nëse Abrahami ose Jozueu ose Davidi do të gjunjëzoheshin përpara frikës kur detyra përpara tyre dukej tepër e vështirë, ata kurrë nuk do ta përjetonin Perëndinë si siguruesin e tyre të bollshëm.

Të flasësh me Perëndinë dhe të kalosh kohë në Fjalën e Tij të jep më shumë fuqi për t’i rezistuar frikës kur ajo të vijë. Kur ti vendos Fjalën në zemrën tënde, ajo do të dalë në pah kur të të nevojitet. Unë besoj që ne duhet ta shpallim Fjalën e Perëndisë me zë të lartë dhe të mbushim lutjet tona me Fjalën e Perëndisë. Satani mund të mos ketë frikë nga ty, por ai ka frikë nga Fjala e Perëndisë e folur në besim nga goja e një besimtari.


Vishni armaturën e Perëndisë përmes lutjes dhe qëndroni kundër të gjitha shigjetave të zjarrta të frikës së armikut.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon