Bëj thirrje, pra, para së gjithash, të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit. (1 E TIMOTEUT 2:1)
Kur lutemi, ne i flasim dhe e dëgjojmë Perëndinë teksa na flet. Një lloj lutjeje është ndërhyrja, që është thjesht lutje për dikë tjetër. Do të thotë t’i thërrasësh Perëndisë për dikë tjetër, të lutesh për nevojat e tyre, dhe herë pas here, të dëgjosh diçka prej Perëndisë në lidhje me situatën e tij/saj. Ndërhyrja është një nga llojet më të rëndësishme të lutjes sepse shumë njerëz nuk luten për veten ose nuk dinë se si. Përse? Sepse nuk kanë një marrëdhënie me Perëndinë. Po ashtu ka raste kur rrethanat janë aq të vështira, stresi është kaq i lartë, dhimbja është e madhe, ose gjërat janë kaq konfuzuese sa njerëzit nuk dinë se si të luten për situatën e tyre. Dhe, ka raste kur njerëzit janë lutur e lutur e lutur për veten dhe thjesht nuk u ka mbetur më fuqi të luten.
Për shembull, njëherë vizitova një mikeshë që ishte në spital duke vajtuar nga kanceri. Ajo kishte luftuar me guxim dhe ishte lutur si një luftëtare, por kishte arritur në një pikë që nuk ishte më mjaftueshëm e fortë që të lutej sipas mënyrës që dëshironte dhe tha, “Joyce, thjesht nuk mund të lutem më.” Ajo kishte nevojë që miqtë të luteshin për të – jo thjesht të luteshin për të – por të luteshin në vend të saj sepse ajo nuk mundej.
Jam e sigurt se ka njerëz në jetën tënde që kanë nevojë për lutje, njerëz që kanë nevojë t’i flasësh Perëndisë dhe të dëgjosh prej Tij për ta. Të inkurajoj t’i kërkosh Atij të të tregojë se kush janë dhe të jesh besnik duke u lutur për ta.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ji besnik duke u lutur për njerëzit ashtu si Perëndia të drejton.