Lutuni Me Lutje Të Guximshme

Deri tani ju s’keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë. GJONI 16:24

Lutjet më efektive janë lutjet e guximshme. Ato kryhen nga besimtarë që janë specifikë dhe kanë guxim të vijnë përpara Perëndisë dhe vërtetë të kërkojnë për gjërat që kanë nevojë në jetë, të paturpshëm për t’i bërë të njohura kërkesat e tyre.

Një nga gjërat që i mban njerëzit nga lutja e guximshme është se ata shohin çfarë kanë bërë gabim në vend që të shohin çfarë Jezusi ka bërë drejt. Bibla na mëson thjesht që Perëndia “…bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” Për shkak se ne jemi të drejtë në Të, ne mund t’i afrohemi fronit të hirit me guxim me nevojat tona (Hebrenjve 4:16).

Gjoni 16:23-24 na thotë se mund të vijmë me guxim përpara fronit në emrin e Jezusit. Emri i Jezusit është i fuqishëm. Kur përdorim emrin e Jezusit në lutjet tona, nuk është një formulë magjike apo yshtje që ne e zbatojmë në fund të çdo gjëje që lutemi. Kur shkojmë në emër të Jezusit, ne po themi: “O Atë, unë vij te ti sot duke të paraqitur gjithçka që është Jezusi, jo atë që jam unë”.


Zoti po pret t’ju befasojë me gjëra të mahnitshme, a jeni gati t’i pranoni ato?

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon