Lutuni Pa Pushim

Lutuni Pa Pushim

Nuk keni sepse nuk lypni. – Jakobi 4:2

Rreth njëzetë vite më parë kjo fjali më ndryshoi jetën: Ti nuk ke, sepse nuk i kërkon Perëndisë. Ky varg i shkurtër më hapi një derë për të zbuluar fuqinë jetë-ndryshuese të lutjes së vazhdueshme.

Në atë kohë në jetën time, isha e stresuar për shumë gjëra të ndryshme. Po përpiqesha të zhvilloja shërbesën time, përpiqesha të mësoja bashkëshortin tim të bënte këtë apo atë gjë, të edukoja fëmijët e mi të silleshin në një mënyrë të caktuar, apo të mësoja njerëzit të bënin gjërat që doja, duke u përpjekur të bëja gjithçka me forcën time. Mendoj se e merrni me mend që nuk funksionoi!

Si një e krishterë e re e konsumuar, e irrituar, një ditë unë kuptova që të jetoja me forcën time ishte e kotë. Duhet t’i dorëzoja Perëndisë problemet e mia. Me fjalë të tjera, duhet të lutesha më shumë!

Kur kuptojmë dashurinë e Perëndisë dhe planin e Tij për ne, fillojmë të kuptojmë dyert që Ai do të hapë për ne. Megjithatë, këtë do ta kuptojmë vetëm, nëse flasim më Të vazhdimisht, dëgjojmë zërin e Tij dhe rritemi më tepër në marrëdhënien më Të.

Tek Ungjilli sipas Mateut 7:7, Jezusi na thotë: “Lypni dhe t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni [me nderim] dhe [dera] do t’ju hapet.” Shumë herë, kur ne prekim fundin e problemit, i kthehemi lutjes, por kur nuk kemi menjëherë përgjigje, ne heqim dorë. Sot, dua t’ju inkurajoj që jo vetëm të luteni, por të luteni pa pushim. Mos u stresoni duke u përpjekur të bëni gjërat me forcën tuaj. Ndërsa luteni, dorëzoni gjithçka te Perëndia.

Mbani mend, Ai premton se kur ne do ta kërkojmë Atë, do ta gjejmë. Le të lutemi dhe ta kërkojmë Atë me gjithë zemrat tona.


Lutje

Perëndi, më kujto të sjell gjithë problemet e mia tek Ti. Jam lodhur së jetuari me forcën time. Unë kam nevojë për udhëheqjen dhe drejtimin Tënd. Ndërsa të kërkoj Ty çdo ditë, unë do të vendos besimin tim në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon