
Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj. PSALMI 31:24
Disa kohë më parë unë ndjeva Zotin të më flasë këto fjalë: “Lutu për gjithçka dhe mos ki frikë asgjë.” Pas disa javëve, Ai më tregoi gjëra të ndryshme për lutjen kundrejt frikës. Shumë prej tyre kishin të bënin me fusha të vogla në të cilat frika përpiqej të hynte në jetën time dhe shkak- tonte probleme. Ai më tregoi se në çdo rast, pavarësisht se sa i madh apo i rëndësishëm apo i vogël dhe i parëndësishëm, zgjidhja ishte të lutesha. Ndonjëherë ne frikësohemi duke u fokusuar në rrethanat tona. Sa më shumë që fokusohemi mbi problemin, aq më të frikësuar ne bëhemi. Përkundrazi, ne mund të zgjedhim të mbajmë fokusin tonë tek Perën- dia. Ai është në gjendje të kujdeset për gjithçka me të cilën ne mund të përballemi në jetë.
Perëndia ka premtuar të na forcojë përballë vështirësive, të na mbajë me të djathtën e Tij fitimtare (Isaia 41:10). Ai gjithashtu na urdhëron të mos kemi frikë. Por mbani mend, Ai nuk po na urdhëron të mos ndje- jmë kurrë frikë, por përkundrazi të mos e lejojmë atë të na kontrollojë.
Zoti është duke na thënë sot: “Mos kini frikë, Unë do t’ju ndihmoj.” Por ne nuk e përjetojmë ndihmën e Perëndisë pa vendosur çdo gjë në linjë, derisa të jemi të bindur mjaftueshëm për të ecur në besim.
Mos u tërhiq kur ndihesh i frikësuar. Besoi Zotit dhe vazhdo përpara.