Lypni, Kërkoni, Trokitni

Lypni, Kërkoni, Trokitni

Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni [me nderim] dhe[dera] do t’ju hapet. (MATEU 7:7)

Jezusi na tha të lypim, kërkojmë dhe trokasim. Nëse askush nuk troket, asnjë derë nuk hapet. Nëse askush nuk kërkon, askush nuk gjen. Nëse askush nuk lyp, askush nuk merr.

Për shkak se duhet të lypim në mënyrë që të marrim, peticionet tona janë shumë të rëndësishme. Megjithatë, ndërsa i bëjmë kërkesa Perëndisë, ne duam të sigurohemi që kërkesat tona të mos peshojnë më shumë se lavdërimi dhe falënderimi ynë, sepse nuk kemi nevojë të kërkojmë më shumë se sa të jemi mirënjohës. Mbani mend se Filipianëve 4:6 na udhëzojnë “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.” Kur kërkesat tona janë në ekuilibër me lavdërimin dhe mirënjohjen tonë, lutja ndaj Perëndisë është e mrekullueshme dhe emocionuese. Është me të vërtetë. Është e mrekullueshme t’i kërkosh Perëndisë diçka, t’i besosh Atij për të dhe më pas ta shikosh Atë duke e realizuar në jetën tënde. Ne mund ta dimë në zemrat tona se kemi marrë përgjigjen dhe nuk kemi nevojë t’ia përmendim më atë Perëndisë ose mund të mendojmë se duhet të ngulmojmë në lutje; sido që të jetë, mund të jemi të sigurt se Perëndisë i pëlqen të japë; Atij i pëlqen t’u përgjigjet lutjeve tona, sipas urtësisë së Tij, kohës dhe mënyrës së Tij. Pra, mos hezitoni të lypni, kërkoni dhe trokitni!

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Asnjëherë mos lejoni që kërkesa t’i tejkalojë lavdërimet dhe falënderimet.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon