Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë. MATEU 6:12
Jezusi foli vazhdimisht për nevojën për të falur të tjerët. Nëse duhet të jetojmë në një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, është e rëndësishme që të jemi të shpejtë në të falur. Sa më shpejt të falim, aq më e lehtë është të jetosh në paqe. Kjo na lejon neve t’i trajtojmë problemet përpara se ato të rrënjosen në emocionet tona. Hidhërimi do të jetë shumë më i vështirë për t’u larguar nëse ka rrënjë të gjata të forta. Kur ne mbajmë mëri kundër dikujt, ne nuk po lëndojmë atë person, ne po lëndojmë veten. Të mbash mosfalje ndaj njerëzve të tjerë nuk i ndryshon ata, por na ndryshon ne. Kjo na bën të jemi njerëz tharët, të hidhur, të mjerë, dhe të vështirë. Mendoni në këtë mënyrë: Kur mendoni se jeni duke mbajtur mëri, në fakt është mëria ajo që po të mban ty.
Mosfalja është mënyra mashtruese e Satanit për të na mbajtur në skllavëri. Ai dëshiron që ne të mendojmë se po bëhemi të barabartë, se po mbrojmë veten tonë për të mos u lënduar më, por kjo nuk është e vërtetë dhe ju pengon të afroheni më pranë Perëndisë.
Nëse dikush ju ka lënduar, ju inkurajonj t’i kërkoni Perëndinë hir për të falur atë person ndaj të cilit keni mëri. Përcaktoni që nga ky moment të mbani zemrën dhe jetën tuaj të lirë nga ky emocion negativ, shkatërrues.
Është e mundur të kesh shëndet emocional të mirë kur largon çdo hidhërim dhe mosfalje.