Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. ISAIA 50:4
Fjalët janë mbartëse të mrekullueshme të fuqisë. Perëndia krijoi tokën me fjalët e Tij ( Hebrenjve 11:3). Fryma e Shenjtë ndryshon jetë me fjalët. Jezusi tha që fjalët e Tij janë frymë dhe jetë ( Gjoni 6:63).
Fuqia e fjalëve mund të përdoret ose për t’i ngritur njerëzit lart ose për t’i rrëzuar – kjo varet vetëm nga mënyra se si ne zgjedhim ta përdorim atë fuqi në baza ditore. Njerëzit inkurajohen ose mposhten nga fjalët që ne flasim. Dëshira e Perëndisë është që ne të shfaqim dashurinë e Tij ndaj njerëzve nëpërmjet fjalëve tona inkurajuese, pozitive dhe jetëdhënëse. T’i thuash fjalën e duhur një personi në kohën e duhur mund ta kthejë tërë jetën e tij. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në jetën tonë. Kur flasim Fjalën e Perëndisë për situatën tonë, gjërat fillojnë të ndryshojnë. Fjalët janë kaq të fuqishme.
Kjo është arsyeja pse njohja e Fjalës së Perëndisë është kaq e rëndësishme. Ne mund ta studiojmë atë, ta mësojmë dhe më pas ta shprehim atë sipas situatave tona. Për shembull, nëse ndiheni të dekurajuar, mos thoni, “Unë kurrë nuk do të dal nga kjo situatë”. Në vend të kësaj, thuaj: “Pse je kaq i dëshpëruar, o shpirti im? Ki shpresën tënde te Perëndia” (Psalmi 42:5). Do të habiteni absolutisht se si do të ndryshojë jeta juaj kur të ndryshoni mënyrën se si flisni.
Merrni vendimin që fjalët tuaja do të inkurajojnë dhe ndërtojnë jetën tuaj dhe jetët e atyre rreth ju.