Mbështetur Në Perëndinë

Mbështetur Në Perëndinë

…ecni dhe jetoni në Frymë…dhe me siguri që nuk do të përmbushni dëshirat e mishit… – Galatasve 5:16

Unë besoj se sa herë që ndjejmë irritim, kemi ndaluar së mbështeturi në Perëndinë. Mund të duket si një pohim shumë i guximshëm, por mendoje pak: Perëndia më ka dhënë mua dhe ty Frymën e Tij të Shenjtë dhe hirin e Tij që të na ndihmojë të ecim përmes çdo gjëje që na vjen përballë. Irritimi vjen kur ne ndalojmë së varuri prej Tij dhe përpiqemi t’i arrijmë gjërat vetë.

Të kuptoja këtë, më ka ndihmuar shumë. Çdo herë që irritohesha, i kujtoja vetes se ajo që po bëja vërtet ishte të përpiqesha të zija vendin e Frymës së Shenjtë. Unë po përpiqesha të isha Fryma e Shenjtë i Riu! A po luftoni me një frymë të pavarur? Kur refuzoni të vareni nga Perëndia, në thelb, po thoni: “Mirë Perëndi, e vlerësoj që je rreth meje, por shiko si e bëj unë këtë.” Të varesh në Zotin për gjithçka mund të jetë e vështirë, por është çelësi i fitores që na duhet për çdo ditë të jetës tonë.

Kur Perëndia na shpëtoi, Ai nuk na ndihmoi dha pastaj tha: “Kaq ishte. Tani duhet t’ia dalësh vetë.” Ai na ka shpëtuar përjetësisht, që do të thotë nëse ne varemi nga Ai, Ai do të na drejtojë dhe ndihmojë neve. Letra drejtuar Galatasve 5:16 na nxit të ecim dhe jetojmë [zakonisht] në Frymën [e Shenjtë]…dhe me siguri që nuk do të përmbushni dëshirat e mishit. Vëre re që nuk thotë “të mposhtësh mishin në mënyrë të pavarur…pastaj me siguri nuk do të përmbushni dëshirat e mishit.” Jo, thotë të jetosh në Frymën e Shenjtë.

Zgjidhni të ndaloni së jetuari në pavarësi dhe në vend të kësaj mbështetuni në Frymën e Shenjtë. Ju premtoj që nuk do të pendoheni!


Lutje

Perëndi, Ti je gjithçka që unë kam nevojë. Më ndihmo të mos mbështetem në veten time, por të vendos besimin tim në Ty dhe të mbështetem tek Ti.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon