
Ai do të jetë si një dru i mbjellë përgjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e vet në stinën e vet dhe që gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi. –Psalmeve 1:3
Qëndrueshmëria është diçka që të gjithë e kemi nevojë. Jeremia 17:8 dhe Psalmeve 1:3 na udhëzojnë të jemi si një dru i mbjellë përgjatë brigjeve të ujit. 1 Pjetër 5:8 thotë që duhet të jemi të kthjellët dhe të vigjilojmë për ta mbajtur Satanin larg. Për ta kundërshtuar atë, duhet të jemi të rrënjosur, të vendosur, të fortë dhe të palëkundur në Krishtin.
Jezusi është toka më e mirë për tu rrënjosur. Mund të vareni tek Ai për të qënë të qëndrueshëm, tek i njejti Jezus gjithë kohën, gjithmonë besnik dhe i vërtetë në Fjalën e tij. Ai nuk ndryshon. Ai nuk ndryshon sipas rrethanave, prandaj nëse jeni të rrënjosur tek Ai, as ju nuk do të ndryshoni.
Perëndia do që të na japë fuqi të qëndrojmë të qetë gjatë sprovave. Ai do që të jemi të qëndrueshëm si një dru i mbjellë përgjatë brigjeve të ujit, por ne zgjedhim ku do të zëmë rrënjë. A do të zini rrënjë në botë? Emocionet tuaja? Rrethanat, e shkuara apo do të zgjidhni të zini rrënjë në krishtin? Unë ju nxis të vareni tek Ai. Qëndrueshmëria e tij mund të jetë e juaja sot.
Lutje
Perëndi, unë dua të jemi i rrënjosur në Ty. Ti nuk do të ndryshosh asnjëherë, prandaj unë e di që mund të mbështetem te Ti për të qënë i qëndrueshëm në çdo rrethanë.