Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit PSALMI 91:1
Prezenca Perëndisë është një vend sekret ku ne qëndrojmë në paqe, ndihemi të sigurt, dhe hyjmë në prehjen e Perëndisë. Ky vend sekret nuk është një vend fizik; është një vend frymëror ku shqetësimi zbehet dhe mbretëron paqja. Është vendi i pranisë së Perëndisë. Kur ne kalojmë kohë në lutje duke kërkuar Perëndinë dhe duke qëndruar në prezencën e Tij ne jemi në vendin sekret.
Kur ti dhe unë qëndrojmë në Krishtin, ose qëndrojmë në vendin sekret, ne nuk e vizitojmë atë me raste, por ne marrim qëndrim të përhershëm në këtë vend strehimi. Është vendi ku ne vrapojmë kur jemi të lënduar, të dërrmuar ose të dobët. Është vendi ku ne vrapojmë kur jemi të keqtrajtuar ose të persekutuar, dhe kur ne jemi në nevojë të madhe. Është gjithashtu vendi ku ne ofrojmë falënderime dhe lavdërimi për mirësinë e Perëndisë në jetët tona. Mua më pëlqen të them që prania e Perëndisë është vendi im i parë “ për të shkuar” kur kam çdo lloj nevoje.
Është e rëndësishme që ne të jemi të rrënjosur në Perëndinë, të njohim Burimin tonë të ndihmës në çdo situatë dhe në çdo rrethanë. Me ndihmën e Perëndisë, ne mund të kemi vendin tonë sekret të paqes dhe sigurisë thjesht duke u mbështetur në Perëndinë dhe duke i besuar atij plotësisht. Ne nuk jemi kurrë më shumë se sa një mendim larg nga prania e Perëndisë!
Perëndia dëshiron që ne të gjejmë strehë nën hijen mbrojtëse të krahëve të Tij. Ai dëshiron që ne të vrapojmë tek Ai.