Mbushur me Frymën e Shenjtë

Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë’’. LUKA 11:13

Ne të gjithë kemi nevojë të jemi vazhdimisht të mbushur me Frymën e Shenjtë. Si besimtarë në Jezusin, ne e kemi Frymën e Shenjtë, por ndoshta nuk ia kemi dorëzuar veten Atij plotësisht që të na përdorë. Kështu ndodhi me mua për shumë vite derisa arrita në një pikë krize në jetën time ku nuk isha më e gatshme të çaloja ditë pas dite pa asnjë fitore të vërtetë.

Unë i kërkova Perëndisë të bëjë “diçka”, dhe isha e hapur ndaj çdo plani të Tij! Madje as nuk e dija se çfarë kisha nevojë, por Perëndia e dinte. Ai është gjithmonë besnik për të na takuar ne pikërisht aty ku jemi dhe për të na ndihmuar të shkojmë aty ku duhet .

Unë kisha nevojë të isha e mbushur me Frymën e Perëndisë, dhe me anë të hirit dhe mëshirës së Tij, unë isha. Ende i kërkoj rregullisht Perëndisë të më mbushë me prezencën dhe fuqinë e Tij dhe të më aftësojë të jem gjithçka që Ai dëshiron të jem. Ne kemi nevojë për fuqinë e Frymës së Shenjtë në mënyrë që të bëj vullnetin e Perëndisë. Kurrë mos u mbështesni tek vetja juaj. Pa perëndinë nuk mund të bëni asgjë ( Gjoni 15:5).

Kërkoni për plotësinë e Frymës së Perëndisë çdo ditë dhe ju do të përjetoni afërsi të mrekullueshme me Perëndinë. Kur Fryma e Shenjtë vjen mbi ju, atëherë ju merrni fuqi për të qenë dëshmitarët e Tij. Ju do të ndryshoni në mënyra të mrekullueshme ndërsa i besoni fuqisë së Perëndisë që ju aftëson dhe forcon.


Kërkoni dhe merrni fuqinë e Frymës së Shenjtë në jetën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon