
Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. GJONI 6:40
Jeta për një të krishter nuk u mendua kurrë të jetë një ndjekje rregullash dhe plotësim kriteresh të një liste. Po, Perëndia na jep udhëzime dhe instruksione për jetën, por këto nuk janë detyra fetare. Ato janë parime që na ndihmojnë të zbulojmë jetën e gëzueshme, me bollëk, përplot që Jezusi vdiq për të na dhënë.
Perëndia dëshiron që ju të lini pas “fenë” dhe të jetoni në një marrëdhënie të thellë, të ngushtë dhe intime me Të. Kjo është ajo që do të thotë të jesh më afër Zotit. Ai nuk është ndonjë hyjni i largët që është legalist, i ftohtë dhe i paarritshëm. Perëndia është Ati juaj qiellor që ju do pa kushte dhe pa dështuar.
Pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të kaluarën tuaj, pavarësisht sa herë keni dështuar, pavarësisht se çfarë disavantazhesh mendoni se mund të keni, ju mund të jetoni në marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë. Ai do t’ju falë. Ai do t’ju ngushëllojë. Ai do të ecë me ju. Dhe Ai kurrë nuk do t’ju lërë dhe nuk do t’ju braktisë.
Zoti ju do më shumë sesa mund ta imagjinoni ndonjëherë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të merrni dashurinë e Tij sot.
Të jetosh “ më pranë Perëndisë çdo ditë” është thjesht çështje pranimi të dashurisë së Perëndisë dhe të mësosh ta duash Atë në këmbim.